Arsenali ka arritur të sigurojë tri pikë nga takimi i sotëm (e diele) në Premierë Ligë kundërt West Hamit.
“Topçinjtë” kanë siguruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 pasditen e sotme në Emirates në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Alexandra Lacazette, i cili realizoi dy gola për skuadrën e Arsene Wenger (85′) (89′), së bashku me Aaron Ramseyn që realizoi një gol (82′) dhe krijoi një asistim janë lojtarët me notën më të lartë të ndeshjes.
Dyshja e gjigantit anglez janë vlerësuar me notën 9.0 për paraqitjen solide ndaj skuadrës së David Moyes.
Granit Xhaka është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (8.1), ndërsa Shkodran Mustafi është vlerësuar me notë mesatare (6.7).
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i West Hamit, Declan Rice (5.6)./arbresh.info/

Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...