Ministria e Jashtme me anë të një komunikate ka kritikuar shtetin e Serbisë në lidhje me lojën me simbolet shtetërore në panairet e ndryshme ekonomike.
Ky reagim erdhi pas lajmeve se Serbia nuk lejon flamujt e Kosovës në panaire, kurse në shtetin kosovare marrin pjesë mbi 70 biznese serbe.
Në njoftim thuhet se hiperbolizimet me simbole nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal.
“MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kjo është komunikata e plotë:
Në frymën e Marrëveshjes së Trieshtes të korrikut 2017, të pranimit në parim të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, sipas së cilës synohet zhvillimi i rajonit, njëkohësisht është miratuar Plani i Veprimit Shumëvjeçarë, i cili synon të mundësojë rrjedhjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë; duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti; duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë frymë organizohen panairet për promovimin e mallërave të prodhuesëve rajonal në të gjitha panairet, si në Kosovë, në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.
Hiperbolizimet e natyrës politike përmes simboleve shtetërore apo nacionale nuk i shërben bashkëpuniit rajonal, për më tepër, janë tentime për të treguar supremacinë inegzistente apo protagonizmin tipik të pa bazë edhe në lëminë e ekonomisë, të lëvizjes së kapitalit dhe mallërave, etj.
Duke qenë se në vazhdimësi kemi tendenca të tilla edhe në këso lloj ngjarjesh, insistojmë që edhe në panaire të përdoren formulat e përfaqësimit si në organizimet e takimeve të larta të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosovë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...