E përditshmja spanjolle ‘Marca’ sugjeron që ikona e Barcelonës, Andres Iniesta, tashmë ka vendosur t’i bashkohet skuadrës kineze Chongqing Dangdai Lifan.
33-vjeçari është pritur nga të gjithë që të transferohet në Kinë me përfundimin e sezonit dhe lojtari tani pritet të njoftoj për vendimin e tij rreth të ardhmes pas finales së Kupës së Mbretit kundër Sevillas, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Tianjin Quanjian dhe Hebei Fortune ishin gjithashtu duke kërkuar shërbimet e tij, raportet e fundit sugjerojnë që Chongqing Dangdai Lifan ka fituar garën për nënshkrimin me mjeshtrin e mesfushës.
Presidenti i klubit, Jiang Lizhang, i cili është gjithashtu drejtor i Granadas, ka bashkëpunuar tashmë me Iniestan me agjencinë e tij të marketingut ‘Desports’, dhe duket që një marrëveshje me veteranin tashmë është arritur.
Iniesta do të përpiqet për të fituar titullin e tij të 33-të me Barcelonën para largimit këtë sezon./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...