Carlo Ancelotti ka mirëpritur sugjerimet që pretendojnë se mund të marrë detyrën në Arsenal.
Pas vendimit nga Arsene Wenger për t’i dhënë fund 22 viteve të tij në Emirates, Ancelotti vlerësohet si njëri nga zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit francez, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ish trajneri i Chelseas insiston se nuk është në një pozitë për të detyruar deri në arritjen e kësaj çështje.
“Wenger vendosi të largohet dhe ky ishte një gjest i madh i qëndrueshmërisë”, ka thënë Ancelotti në një event të organizuar nga UEFA. “Ai shkroi historinë dhe duhet të njihet për atë”
“Topçinjtë e dinë të ardhmen e tyre, nëse plani i tyre më përfshin mua atëherë unë jam i kënaqur nga një pikë pamje profesionale, por për momentin nuk ka asgjë rreth kësaj çështje”
“E ardhmja ime varet nga shanset dhe projektet që prezantohen te unë, nuk varet vetëm nga unë. Aktualisht, unë jam duke i ndihmuar UEFA-së me këtë event të mrekullueshëm dhe atyre që kanë nevojë”
Ancelotti u shkarkua nga Bayern Munichu vitin e kaluar dhe që nga atëherë është i lirë./arbresh.info/
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...