Lojtarët e Barcelonës kanë fajësuar trajnerin Ernesto Valverde për disfatën e tyre tronditëse nga AS Roma që i eliminoi në Liga e Kampionëve.
Edhe pse ishte duke udhëhequr me rezultat 4 me 1 pas takimit të parë të zhvilluar në Camp Nou, Barcelona ishte mposhtur me rezultat 3 me 0 në Itali duke u eliminuar nga faza çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët raportohet nga mediat spanjolle se kanë fajësuar trajnerin Ernesto Valverde për këtë eliminim duke u thënë se ai duhet t’i përgatiste për tu përballur me fuqinë fizike të AS Romas.
“Trajner, kjo ishte një ndeshje për lojtarë fizik”, citohet nga gazeta spanjolle ‘Sport’ t’i ketë thënë trajnerit një lojtar.
Lojtarët thuhet se dyshojnë në intelektin taktik të Valverdes, madje edhe pse pranojnë aftësitë e tij të mira në menaxhim. Valverde besohet se ka dëgjuar ankesat e lojtarëve të tij, por nuk i është përgjigjur atyre menjëherë.
Disfata nga Roma i ka vendosur një pjerrësi sezonit të Barcelonës pavarësisht formës së tyre të mrekullueshme në kampionatin spanjoll.
Ata nuk kanë humbur ende asnjë ndeshje në La Liga këtë sezon dhe kanë shkuar 40 ndeshje pa humbje dhe mund të bëhen gjithashtu skuadra e parë e pamposhtur në histori të ligës spanjolle.
Ata janë gjithashtu në finale të Kupës së Mbretit që zhvillohet më 6 maj kundër Sevillas./arbresh.info/
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...