Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka qëndruar gjatë paradites në Suharekë ku ka ndjekur nga afër eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.
Reshitaj bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vizituan disa deponi, me ç’rast ministrja përgëzoi këtë komunë për rëndësinë që po i jep mjedisit.
“Në këtë aspekt si ministre, me përkrahjen e GIZ-it kam krijuar komitetin drejtues në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, i cili do të ndjekë politika progresive të menaxhimit të duhur të mbeturinave, reciklimit të tyre dhe mbeshtetjen e komunave në avancimin e menaxhimit të mbeturinave. Po ashtu jemi në përgatitje të javës së mjedisit, 30 maj-5 qershor, brenda se cilës do të këtë edhe aksione pastrimi në komuna të ndryshme”, ka thënë Reshitaj.
Reshitaj u ka bërë thirrje edhe komunave tjera të vendit që të ndjekin shembullin e Suharekës për t’i eliminuar deponitë ilegale dhe për ta pastruar qytetin dhe fshatrat nga mbeturinat.
“Për të pasur një menaxhim efikas të mbeturinave kërkohet të kemi zbatim të udhëzimit administrativ për gjoba mandatore, andaj kam kërkuar nga komunat fuqizim të inspektoratit lokal dhe bashkëpunim nga qytetarët në lajmërimin e shkeljeve mjedisore”, ka thënë ajo/arbresh.info/
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu