Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Esuebio Di Francesco, e filloi takimin shumë më mirë se sa mysafirët.
Golin e parë e shënuan në minutën e 17-të, nëpërmjet talentit turk, Cengiz Under, i cili shënoi për 1 me 0.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi i Genoa, Ervin Zukanovic, u përkujdes për golin e dytë të Romës, duke shënuar autogol në minutën e 52-të.
Genoa arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 61, nëpërmjet sulmuesit, Gianluca Lapadula, për 2 me 1.
Por, ishte e kotë, pasi që skuadra vendase nuk u dorëzua dhe arriti të merrte tre pikët e plota.
Me këtë fitore Roma, vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 64 pikë. /arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend