Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me Komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe Komisioneren Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.
Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune.
Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.
Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE-së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.
Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë ndhe Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit./Arbresh.info
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...