Policia e Kosovës ka reaguar pas disa shkrimeve në media ku thuhej se ky shumë shpejt Policia do të pajiset me vetura të reja. Policia e Kosovës e ka mohuar këtë lajm duke thënë se aktualisht ka kontratë me automjetet e tipit Shkoda.
“Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, publikon këtë informacion sqarues në shenjë reagimi ndaj disa portaleve te cilat sonte kanë publikuar shkrimin me titull “E paparë , ja çfarë makinash do vozisin Policia e Kosovës së shpejti”
Informojmë opinionin e gjerë dhe mediat se një shkrim i tillë nuk është publikuar nga asnjë adresë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe as nga Facebooku zyrtar i PK-së dhe si i till nuk qëndron.
Policia e Kosovës momentalisht ka kontratë për automjete te tipit Shkoda, e lidhur përmes procedures së prokurimit të realizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit. Duke pas parasysh se kjo kontrat skadon këtë vit, Agjencia Qendrore e Prokurimit edhe këtë vit do të realizoj një procedurë të prokurimit për blerje të automjeteve për nevojat e Policisë së Kosovës.
Prandaj, ju informojmë se pohimet dhe shkrimet e tilla jo zyrtare dhe të pa konfirmuara, se kinse Policia do të furnizohet me vetura të tipit Audi Q7 nuk qëndrojnë dhe janë të paverteta.
Policia e Kosovës inkurajonë mediat, në veçanti ato elektronike që lajme të tilla që ndërlidhen me fushëveprimtarinë apo kapacitetet e PK-së, çështjet që kanë nevojë për sqarime apo përgjigje adekuate, së pari të adresojnë tek zyrtarët kompetent për informim dhe të mos bien pre e dezinformatave apo publikimeve jozyrtare nga adresa të paverifikuara mirë.
Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar në informimin e drejt të opinionit publik si dhe në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve konform autorizimeve të parapara me ligj” thuhet në reagim./Indeksonline
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...