Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE-ja, ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti politik, Hristijan Mickoski, pret që Kuvendi këtë të mërkurë ta vendosë në rend dite mosbesimin e qeverisë.
“Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë Hristijan Mickoski, përcjell albinfo.ch.
Iniciativa për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të futet në rend dite në ditën e tretë pas ditës së dorëzimit.
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar