Largimi i Martial pritet të sjellë 36 milionë stërlina në arkën e United, shumë e cila do të përdoret për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin Gareth Bale, që vlen 58 milionë stërlina.
Skuadra e Manchester United ka vendosur që të shesë nqë merkaton e verës sulmuesin francez Anthony Martial për të rikthyer në Premier League uellsianin Gareth Bale.
Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës Mourinho ka humbur durimin me lojtarin 22-vjeçar, i cili nuk është konstant me paraqitjen e tij në fushë, ndaj ka vendosur ta largojë.
Largimi i Martial pritet të sjellë 36 milionë stërlina në arkën e United, shumë e cila do të përdoret për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin Gareth Bale, që vlen 58 milionë stërlina.
Për francezin është interesuar skuadra e Juventusit, e cila është gati të paguajë shumën e kërkuar nga United, ndërkohë që Mourinho ka qenë kritik karshi francezit, duke mos e aktivizuar kohët e fundit.
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan