Njoftimi i përbashkët i Donald Trump dhe Theresa May vjen në mes të një skandali të profilit të lartë rreth një sulmi të dyshuar të gazit nervor mbi ish spiunin rus Sergei Skripal dhe largimin masiv të diplomatëve të Moskës nga një numër vendesh.
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May diskutuan nevojën për të shpërbërë “rrjetin spiun rus” në vendet e tyre me qëllim që të ndalojnë aktivitetet klandestine dhe sulmet e armëve kimike në të ardhmen, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të një bisede telefonike mes dy udhëheqësve, transmeton portali arbresh.info.
“Presidenti Donald J. Trump foli sot me Kryeministren Theresa May të Mbretërisë së Bashkuar. Të dy liderët ranë dakord mbi rëndësinë e shpërbërjes së rrjeteve spiune të Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për të kufizuar aktivitetet klandestine ruse dhe për të parandaluar sulmet e armëve kimike në tokën e dyja vendeve”, tha deklarata.
May përshëndeti vendimin e kreut amerikan për të dëbuar 60 diplomatë rusë në lidhje me helmimin e Skripal, tha një zëdhënës i Downing Street.
“Kryeministrja Theresa May sot foli me Presidentin Trump për të mirëpritur vendimin e SH.BA-së për të dëbuar 60 diplomatë rusë në përgjigje të përdorimit të një agjenti nervor në Salisbury. Kryeministrja u shpreh se SHBA-ja kishte dhënë një përgjigje shumë të fortë dhe mirëpriti gjerësinë e veprimit ndërkombëtar në përgjigje të sjelljes së pakujdesshme dhe të ashpër të Rusisë – me 26 vende që tani po vendosin dëbime”, tha zëdhënësi i cituar në një deklaratë zyrtare për shtyp.
Më shumë se 25 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë dëbuar mbi 151 diplomatë rusë në përgjigje të sulmit të dyshuar të agjentit nervor kundër ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury,/Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...