Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë nesër një vizitë të shkurtër në Tiranë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.
Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.
Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.
Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz./Oranews
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...