Klamidia mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezores tek gratë, ka zbuluar një studim i ri.
Studimi, i cili do të prezantohet muajin e ardhshëm tek konferenca e Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, është i pari që tregon se infeksioni më i transmetuar seksualisht mund të shkaktojë ndërlikime aq të rënda, përcjell shendeti.com.al.
Gjatë viteve të fundit janë marrë shumë masa për kontrollin e infeksioneve të HPV-së, një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm që thuhet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores. Por, sipas studimit të fundit, klamidia është edhe më i rrezikshëm, ku mendohet se rrit rrezikun tek kushdo që është prekur nga ky infeksion, pavarësisht kohëzgjatjes.
Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 1000 grave nga SHBA dhe Polonia. Studimi nuk tregon nëse trajtimi i hershëm i klamidisë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji kanceri.
“Të dhënat tona sugjerojnë se sëmundjet inflamatore pelvike rrisin rrezikun për kancerin e vezores, dhe shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është infeksioni i klamidisë”, thotë autorja kryesore e studimit, Britton Trabert, nga Instituti Kombëtar i Kancerit.
“Po shohim një dyfishim të rrezikut të kancerit të vezores tek gratë që janë prekur më pas nga sëmundja inflamatore pelvike”.
Ajo shton se kanceri i vezores haset rrallë tek gratë, megjithatë probabiliteti i mbijetesës është shumë i vogël. Kanceri i vezores është shkaku i pestë i vdekjeve nga kanceri tek gratë; 55% e grave të prekura nga ky lloj kanceri vdesin brenda 5 vitesh pas diagnostikimit.
Klamidia, edhe pse mund të kurohet vetëm me një pilulë ose disa antibiotikë, është shumë i vështirë për t’i diagnostikuar.
Shpesh nuk shfaq asnjë simptomë dhe mund të diagnostikohet vetëm me anë të një testi STD. Kanceri i vezores gjithashtu është shumë i vështirë për t’u diagnostikuar në kohë. Simptomat e tij shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera – si fryrja e barkut, kapsllëku, lodhje, dhimbje barkut etj.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...