Mursel Misini kampion Ballkanik në karate, asnjë humbje

22:33 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Më datat 24 dhe 25 mars, në Stamboll të Turqisë, është zhvilluar kampionati ballkanik në karate.

Karatisti shqiptar, Mursel Misini, përfaqësoi klubin “Bashkimi 2002”, denjësisht duke i fituar të gjitha duelet, gjatë rrugëtimit të tij drejt titullit të madh.

Rruga e Misinit drejt finales nuk ishte e aspak e lehtë.

Ai në duelin e parë u takua me garusin turk, Dogan Atesh të cilin e mposhti me 4:1, më pas u takua me garusin boshnjak, Marin Brkic  të cilin e mposhti 2:0.

Në xhiron e tretë, ai mposhti lehtësisht, garusin nga Bullgaria, Stefan Petkov me rezultat 8:0. Në gjysmëfinale ai u takua me karateistin maqedonas, Aziz Ismail, duke e mposhtur 4:1. Misini në finale u takua me karateistin kosovar, Blodin Pakashtica të cilin e mposhti pas vendimit të gjyqtarëve, 5:0.

Kampioni i ri i Ballkanit, Misini, do ta përfaqësoj Maqedoninë në kampionatin evropian, që do të mbahet në Novi Sad./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale