Ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të stërvitet në kampin e Real Madridit para miqësores së Argjentinës kundër Spanjës të martën.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit, por Argjentina do të stërvitet në kampin Valdebebas të Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra do të qëndroj në të njëjtin hotel që Barcelona shfrytëzon kur ata luajnë në Madrid, pasi të kthehen nga Anglia sot (e shtunë).
Barcelona e Lionel Messit është 15 pikë para rivalit të tij të përbetuar në La Liga dhe thuajse ka të garantuar titullin në ligë këtë sezon.
Skuadra e Argjentinës është stërvitur në kampin e Manchester Cityt para ndeshjes miqësore të së premtes ndaj Italisë, ndërkohë që klubi nga Premierë Liga ishte i interesuar për transferimin e Messit gjatë muajve të fundit para se superyllit të nënshkruante kontratën e re me Barcelonën në muajin nëntor./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?