Katër vjet kanë kaluar që nga vdekja misterioze e 16-vjeçares Konstandina Anagnosti nga Janina. Vajza, pas vizitës së saj në një dentist në Shqipëri, u kthye në Greqi e vdekur.
Trupi i 16-vjeçares u dorëzua nga autoritetet shqiptare pa organet e saj jetësore dhe me raportet mjekoligjore mjekësore që flisnin për një vdekje nga shkaqe patologjike.
Sipas medias greke Star.gr, eksperti mjekoligjor në Janinë, ka deklaruar se të miturës i janë hequr organet nga njerëz pa përvojë dhe në mënyrë amatore jashtë çdo procedure mjekësore dhe spitalore.
Profesori i Mjekësisë Ligjore, Mateu Tsugas, nuk ishte i qartë në dëshminë e tij, duke thënë se Konstandina kishte vdekur nga një arrest kardiak për shkak të humbjes së madhe të gjakut gjatë një kirurgjie gjinekologjike.
Mbrëmjen e djeshme babai i Konstandinës ka qenë i ftuar më emisionin “Të vërteta me Zinën” në ekranin e Star dhe ai ka thënë se një mjek i ka treguar se vajzën e kanë çarë me thikë dhe i kanë hequr organet gjenitale.
Gjithashtu se ai ka shtuar se mjeku i ka treguar që vajzës i mungonte dhe një pjesë truri e gjuhe.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...