Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-se në Komisionin Evropian, David Cullen sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës ai do të marrë pjesë në punëtori e cila ka për synim ofrimin e informatave relevante për përfituesit potencial në lidhje me programin e BE-së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve dhe NVM-ve (COSME) dhe instrumenteve financiare në përgjithësi.
Cullen gjithashtu do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë ku do tw lancohet Raporti i Monitorimit pwr Kosovwn i financuar nga Be-ja dhe i implementuar nga SIGMA, një inciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Zhvillimin Ekonomik dhe të Bashkëpunimit.
Kjo ngjarje paraqet mundësi për ekspertët, zyrtarët qeveritar, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët ndërkombëtar për të diskutuar qasjet për administratë efektive publike, shërbim civil me performancë tejet të lartë, struktura llogaridhënëse shtetërore dhe financa publike.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt