Nesër në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare.
Në kuadër të 13 pikave të rendit të ditës, është paraparë edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Interpelancën e Haradinajt e ka kërkuar grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, për rastin e Astrit Deharit.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...