Miratimi i një ligji të debatueshëm për zgjedhjet në Turqi nxiti përleshje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës në Parlament.
Opozita pretendon se ligji i ri favorizon manipulimin zgjedhor dhe rrezikon votimin e planifikuar për në vitin 2019-të. Pasi nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin, salla u përfshi nga kaosi me ligjvënësit që qëllonin me grushte e shtynin njëri-tjetrin.
Kritikët e qeverisë në Turqi janë të alarmuar për ligjin e ri që i jep Bordit të Lartë Zgjedhor autoritetin të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave të tjera. Gjithashtu, fletët e votimit do të pranohen pa vulën e komisionit zgjedhor vendor. Ndër të tjera, ligji i ri parashikon që forcat e sigurisë të lejohen në qendrat e votimit nëse ftohen nga një votues.
Qeveria turke thotë se kjo masë është e nevojshme përballë kërcënimeve të Partisë së Punëtorëve Kurdë, PKK, në zonën juglindore të vendit. Ligjvënësit e opozitës janë shprehur se prania e forcave të sigurisë mund të përdoret për ta bërë më pak transparent procesin e numërimit të votave./tch/
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan