Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
Këshilli përbëhet nga 5 anëtarë, përfaqësuesi nga Prokuroria e Shtetetit, i cili do të jetë edhe kryetar i Këshillit, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, një përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës, një përfaqësues nga Federata Përkatëse dhe përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të katër përfaqësuesit do të jenë anëtarë të Këshillit.
Organizimi dhe koordinimi i Këshillit do të bëhet nga MKRS-ja, ndërkaq detyrat dhe përgjegjësitë e këtij mekanizmi do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga MKRS-ja. Themelimi i Këshillit është bërë në kuadër të masave organizative që dalin si detyrim nga Ligji nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
Ministri Gashi themelimin e Këshillit e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me punën efikase që do të realizojë, ky organ do të ndikojë në zvogëlimin e dhunës nëpër terrenet sportive si dhe do ta rrisë standardin e organizimeve sportive në vendin tonë edhe më tej.
“Themelimi i këtij Këshilli Kombëtar i cili ka qenë një obligim ligjor, me angazhimin e tij do të ndikojë që dhuna nëpër terrenet dhe tribunat tona të reduktohet dhe do të rritet efikasiteti organizativ i ngjarjeve sportive në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ministri.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin