Tetëdhjetë për qind e anëtarëve të grupit “Arsenal Supporters Trust” kanë votuar në favor të largimit të Arsene Wengerit nga posti i trajnerit të Arsenalit, raporton Sky Sports.
Anëtarët e AST-së morën pjesë në një sondazh dhe 80 për qind e tyre thanë se nuk e përkrahin qëndrimin e Arsene Wengerit në krye të klubit përtej përfundimit të këtij sezoni.
Anëtarët e AST-së e mbajtën takimin e përgjithshëm vjetor në qendër të Londrës të hënën mbrëma, pas humbjes së Arsenalit 2-1 ndaj Brightonit të dielën pasdite.
Para takimit, çdo anëtar u pyet individualisht nëse e përkrah qëndrimin e Arsen Wengerit në klub edhe pas përfundimit të sezonit 2017/18.
Zhduket një burrë në Fushë Kosovë
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu