Haradinaj: Puna më e rëndë në një shtet është e kryeministrit

13:06 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se punën më të madhe në një shtet e ka kryeministri i vendit.

Haradinaj tha se dikush e merr rrogën 300 euro mirëpo nuk mban asnjë përgjegjësi përveç vetes, shkruan Arbresh.info.

“Për kah puna në Kosovë, puna më e rëndë është e kryetarit të Qeverisë, mua më duket që është puna më e rëndë, nëse ka ndonjë tjetër, urdhëroni tregoni. Jam për ta zgjidhure çështjen e kategorizimit të pagave, të mjekëve e kirurgëve, mirëpo vendimarrësit edhe i nëpërkëmbni qoftë edhe në pagë, nuk është tregues i mirë për atë vend. Dikush e merr rrogën 300 euro por asnjë përgjegjësi përveç vetës nuk ka. Dikush që mban përgjegjësi për 2 milionë banorë, është pak më ndryshe bre”, ka thënë Haradinaj gjatë interpelancës së tij për rritjen e pagës së zyrtarëve të lartë qeveritarë, të thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja.

Sipas tij, edhe po tu hiqet ndonjë pjesë e pagës deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë, nuk bëhet asnjë zgjidhje me to.

“Po ia marrim edhe deputetëve ka 100 euro, çka kemi zgjedhur nuk kemi zgjedh kurrgjë bre”, është shprehur i pari i ekzekutivit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale