Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjëte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.
Të enjtën aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.
Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025