Meteorologia Tanja Porja në një lidhje telefonike me News24 ka dhënë informacione për motin në ditët në vijim.
Ajo theksoi se do të ketë ulje drastike temperaturash, që mund të arrijnë deri në -12 në zonat malore.
Gjithashtu Porja tha se flokë dëbore mund të bien edhe në kryeqytet.
Gjatë mbrëmjes reshje do të ketë në gjithë veriun, pas mesnatës
“90 % e territorit të vendit do zbardhet nga bora Do shohim flokë dëbore edhe në qytetin e Tiranës. Zonat e Durrësit, Kavajës nuk do të ketë reshje dëbore.
Përmirësim të situatës meteorologjike do të ketë të mërkurën dhe të enjten, përsa i përket reshjeve por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.
Mund të shkojnë deri në -12 në zonat më të thella malore. Të premten ka një rritje të theksuar temperaturash. Fundjavën tjetër i kthehemi kushteve normale të motit,” tha Porja.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025