Shumë qytetarë janë ndjerë të pakënaqur me largimin e flamurit kombëtar nga Rrethi në hyrje të Prishtinës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa persona të cilët djegin flamurin shtetëror të Kosovës, në shenjë revolte për zëvendësimin e flamurit kombëtar.
“Në Gjilan shqiptarët kundërpërgjigjen; djegin flamurin mavi mavi. Kushdo që qon dorë në flamurin tonë kombëtar do të përballet me bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit”, thuhet në shkrimin me videon e bashkangjitur.
Aksioni i mbrëmshëm i qeverisë për zëvendësimin e flamurit nxiti tensione, madje kur nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, vizitoi vendin e ngjarjes, u përball me ofendime nga qytetarët.
https://video.gjirafa.com/metro?video=digjet-flamuri-i-kosoves-kunderpergjigje-per-heqjen-e-flamurit-kombetar-2
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...