Revista e njohur amerikane “Time” ka publikuar një artikull në të cilin ka përmendur pesë gjeopolitikanët më të rreptë që janë më të kërkuarit, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës.
Në mesin e këtyre gjeopolitikëve më të rreptë është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrah Carles Puigdemonit të Katalunisë, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget të SHBA-së dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë.
Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu i ftuar në emisionin “Click” të RTV21 tha se nuk e sheh edhe aq negativ këtë artikull.
“Unë nga krejt kabineti e kam një mendim pak më ndryshe për këtë artikull, nuk e shoh atë edhe aq negativ. Edhe pse tanimë u bë një imazh që me ja gjet Qeverisë edhe një rresht nëse e ka keq, krejt është keq”, tha Belegu.
Ai citoi një pjesë të shkrimit, ku shkruhet se njerëz si Assanget, Puigdemon, Gulen dhe Haradinaj mund të bëhen hero për ata të cilët i kundërshtojnë ata të cilët dëshirojnë t’i arrestojnë
. Me këtë Belegu mendon që “në të gjitha rastet është se për një palë janë hero, për palën tjetër janë kriminel”./21/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka