Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur shqiptar Anton Çetta.
Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agatta dhe Donika, Kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre dhe u dha mbështetje të plotë.
Kryeparlamentari Veseli tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre. Këshilli organizativ e falënderoi
Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...