Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme priti në zyrën e tij, djemtë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukën dhe Mendimin me bashkëshortet e tyre.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është takuar me dy djemtë e familjes Rugova, Mendimin dhe Ukën të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre
”Një bashkëpunim dhe respekt i ndërsjellë me familjen Rugova, i vendosur në kohëra të vështira për vendin, ka vazhduar deri në ditët e sotme. Familjet emblematike do të mbështeten në mënyrë institucionale dhe në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë nderojmë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...