Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret më të përfolura shqiptare në botë e sidomos ditëve të fundit pas marrjes pjesë në Grammy Awards, por gjatë ditës së sotme ajo ka ndarë me ndjekësit një përvojë të keqe.
Ajo ka treguar se si për pak sa nuk është goditur nga një taksi gjatë kohës kur ajo po kalonte rrugën në aeroport, por për fat të mirë ajo ka reaguar në çastin e duhur.
“Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”,-u shpreh këngëtarja përmes disa “InstaStory”.




U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend