Nxënësit apo studentët të cilët nuk janë të përgatitur për t’iu nënshtruar provimeve të ndryshme, mundohen të gjejnë mënyra të tjera për të mbushur fletët e bardha që i ofrohen përpara nga profesorët.
Një rast me shumë kreativitet kopjimi është bërë i ditur nga profesoresha e UP-së, Eliza Hoxha. Aty shihet se si studentët kanë krijuar një imazh të njejtë të shishes, me atë të një brendi kosovar të ujit në Kosovë.
“E pifshi per shnet jo, po per dije” .Kreativiteti pa kufij kur vjen puna me kopiju n’provim… Urbanizimi ujeeeee’, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Në pjesën ku zakonisht shkruan përmbajtja e ujit apo ipen udhëzime të tjera, dikush prej studentëve ka shkruar definicione nga një lëndë e caktuar mësimi.
Kjo dukuri është shpesh e paraqitur në shkollat kosovare, madje edhe në universitete, ku ka pasur raste që muret e Fakulteteve të UP-së janë mbushur me shkrime e definicione të tilla mësimore./Periskopi

Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas