Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e refuzimit të vizave ndaj tij.
Ai ka thënë se politikanët i marrin vizat mirëpo qytetarët janë të izoluar, shkruan Arbresh.info.
Këtë deklaratë, Haradinaj e ka bërë gjatë konferencës për media kur është pyetur nëse është e vërtetë që i është refuzuar viza për të shkuar në Britani të Madhe.
“Është shumë keq dhe mirë na e bëjnë nëse neve na e refuzojnë por qytetarëve duhet tua japin. Politikanët i marrin vizat besomëni por qytetarët janë izoluar. Sa i përket vizës së Britanisë procedura zgjatë dy javë unë nuk e kam vizitën më herët ndërsa shkrimet që dalin nuk janë të vërteta”, tha ai.
/Arbresh.info
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?