Presidenti Donald Trump ka goditur reperin Jay-Z pasi ky i fundit e quajti atë “insekt” dhe e sulmoi për trajtimin ndaj pakicave.
Në një postim në mediat sociale, Trump tha se “papunisa e njerëve me ngjyrë është më e ulta në rekord dhe kjo sapo është raportuar”, transmeton portali arbresh.info
Papunësia e njerëve me ngjyrë në SHBA qëndron në 6.8 përqind, duke shënuar kështu një rekord të ulët.
Megjithatë, kritikët thonë se rritja ekonomike filloi gjatë mandatit të Barack Obamës dhe se papunësia vazhdon të mbetet e lartë te njerëzit me ngjyrë.
Jay-Z dhe gruaja e tij Beyonce, kanë mbështetur fuqishëm Barack Obamën dhe në zgjedhjet e fundit janë deklaruar hapur se mbështesin Hillary Clinton./arbresh.info/
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...