Partia e themeluar prej të larguarve nga PDK-ja, Nisma për Kosovën, nuk do të quhet me emrin e themelimit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, është vendosur që të quhet Nisma Social-Demokrate (NSD).
Por ndërrimi i emrit nuk ishte temë e re në këtë parti, pasi kishte qenë Jakup Krasniqi më herët që kishte propozuar emrin të cilët do ta mbajë tash e mbas kjo parti.
Ndryshe, partia e Fatmir Limajt u krijua nga njerëz që u larguan nga PDK-ja dhe arriti që në zgjedhjet e para të futej në Kuvend.
Legjislaturën e parë ishte opozitë, ndërkaq në këtë mandat ajo bën pjesë në Qeveri./Telegrafi/
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...