Paris Saint Germaini dhe Montpeiller kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 23-të në Liga 1 të Francës.
Beteja duket të jetë mjaftë e interesante për shkak se sulmi më vdekjeprurës i ligës përballet me skuadrën me mbrojtjen më të mirë, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores impresive 8 me 0 kundër Dijonit në xhiron e 22-të, Paris Saint Germaini u mposhtë përfundimisht nga Lyoni me rezultat 2 me 1, por pavarësisht disfatës ata vazhdojnë qëndrimin në krye të ligës me tetë pikë të pastra.
Neymar është rikthyer nga lëndimi dhe është pjesë e 11-shes startuese, ndërsa Kylian Mbappe vazhdon qëndrimin ende jashtë fushe si pasojë e lëndimit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Parc des Princes duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/957269480551473152
https://twitter.com/MontpellierHSC/status/957269173511614464
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë