Humbja e peshës dhe djegia e dhjamit mund të jetë proces më i lehtë nëse hani speca të kuq, sipas ekspertëve.
Kjo për shkak se speci ju ndihmon ta kufizoni sasinë e ushqimit që e konsumoni dhe e inkurajon trupin të djegë më shumë kalori.
Dr. Marilyn Glenville, nutricioniste, thotë se speci përmban një substancë të quajtur capsaicin dhe është përbërësi i cili e lufton shtimin e peshës duke i zvogëluar nivelet e dhjamit në trup, dhe duke i reduktuar kaloritë që i konsumoni.
Substanca ia jep nxehtësinë specit, dhe Glenville thotë se ndihmon në procesin e quajtur termogjeneza, ku trupi e konverton dhjamin në nxehtësi dhe kështu digjni më shumë dhjam, transmeton Telegrafi.
Si ta konsumoni specin e kuq
Speci i kuq mund të konsumohet në forma të ndryshme.
Mund të konsumohet i freskët si pjesë e sallatave ose si pluhur i tharë mund të përdoret në shumë ushqime, si në ushqim të detit, mish, etj.
Speci i kuq është i përfshirë edhe në një dietë që quhet ‘Master Cleanse’, për të cilën Beyonce ka raportuar se i ka humbur disa kilogramë.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...