Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ka folur sot për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Vuçiq ka thënë se nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, ai s’është i interesuar për vazhdim të dialogut.
“Nëse thoni, ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kaq’ – atëherë faleminderit dhe mirupafshim”, ka thënë Vuçiq.
Pas deklaratave të shefit të shtetit serb, ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Ok, bye” (Ani, mirupafshim), ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Twitter, duke komentuar fjalët e Vuçiqit në Davos.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...