Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur çështjen e shtetësisë së qytetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Ai ka thënë se këta qytetarë kanë kërkesa të ndryshme sa i përket nxjerrjes së dokumentacioneve.
“Siç e dimë në viteve të fundit mijëra persona të këtyre trevave jetojnë në Kosovë ndërsa disa prej tyre kanë vështirësi të plota me marrjen e shtetësisë. Unë e di që ligjin për shtetësi e kemi bërë këtu. Duhet të merret më seriozisht. Mendoj që Qeveria, MPB duhet ta trajtojë edhe njëherë këtë ligj”, ka thënë ai.
Pajaziti, ka thënë se është momenti i fundit që t’u dalim në ndihmë këtyre personave.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë