Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, njëherit njohës i zhvillimeve në Kuvend,përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ministrave në seancën e sotme, shkruan arbresh.info.
Krasniqi thotë se kryeministrit Ramush Haradinaj i cili më herët kishte kritikuar ministrat e kuvendit të tij, fjala nuk po i shkon pasi sipas tij, asnjë ministër sot nuk ishte prezent në seancë,
Ky është postimi i tij i plotë në facebbok:
“Kryeministrit nuk po i shkon fjala
Ne fund te muajit te kaluar Kryeministri kishe qortuar ministrat e kabinetit te tij qe po mungojne ne seancat e Kuvendit. Nga ta kishe kerkuar te ndalin pak turizmin e te jene me shume ne Kuvend.
Ne seancen e sotme asnje minister nuk eshte prezent. Kuvendi po behet kinse po mbikeqyre Qeverine, e kjo e fundit kinse po punon, per popull”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?