Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë informative, e cila këtë vit ka trajtuar temën “Sulmet kibernetike dhe privatësia”.
Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka rini të talentuar me ide inovative, e cila do të mbështetet për të shfrytëzuar sektorin e teknologjisë informative, si mundësi e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha kryeparlamentari Veseli. Ai theksoi se në fushën e teknologjisë informative, janë aktivizuar shumë djem e vajza të talentuar dhe institucionet e Kosovës, siç tha kryeparlamentari Veseli, do tu ndihmojnë edhe më shumë për zhvillimin e këtij sektori.
“Gjatë turit tim të dëgjimit kam takuar djem e vajza shumë të talentuar në këtë fushë. Kam vizituar kompani të ndryshme shumë të suksesshme të teknologjisë dhe jam fascinuar me dijen dhe suksesin e tyre. Duke parë këtë, ka qenë insistim i imi që të themelojmë Ministrinë e Inovacionit. Ky dikaster ju dedikohet vetëm juve dhe përmes buxhetit të saj ju do të mbështeteni për të realizuar idetë e juaja. Por kjo nuk do të jetë e vetmja formë e mbështetjes. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha këto iniciativa tuajat edhe në forma të ndryshme, që përfshijnë sa më shumë të rinj të vendit tonë, e që janë me interes të veçantë për vendin tonë”, tha kryeparlamentari Veseli.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeparlamentari Veseli ka folur edhe për sigurinë kibernetike.“Industria kibernetike mbetet jashtëzakonisht e fokusuar në konfidencialitet. Thelbësore është siguria, jo vetëm personale por edhe institucionale dhe shtetërore”, tha Veseli.
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...