Një letër e dërguar nga Moska më 27 dhjetor të 2017’ës ka paralajmëruyar se agjentët britanikë dhe ata amerikanë duan të krijojnë kaos në Ballkan. Kështu shkruan media nacionaliste serbe “informer”.
Siç thotë kjo media, Shërbimi Federal i Sigurisë Federale, paralajmëroi tri javë më parë se Serbia po kërcënohet nga një seri vrasjesh politike, që sipas tyre, po synojnë provokim dhe destabilizim të Ballkanit. FSB thotë se inteligjenca britanike dhe amerikane qëndrojnë prapa çdo gjëje.
Media serbe thotë se posedojnë disa dokumente ku thuhet se agjentët MI6 dhe CIA tashmë kanë disa kontakte me kriminelë të rrezikshëm në Kosovë, por edhe në rajon.
“Ekspertët kanë frikë se vrasja e udhëheqësit të SDP Oliver Ivanoviq është vetëm fillimi i një operacioni të veçantë për të provokuar kaosin në Serbi”, shkruan Informer, transmeton Express.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...