Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakoveë ka bërë të ditur se pas një pune intensive sot me datën 19.01.2018 në ora 11:50 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të personit të viktimës M. H., kosovar/ shqiptar i moshës 82 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes.
“Njësitet e FSK-së nuk pushuan së kërkuari në asnjë moment për 14 ditë rresht , të përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm dhe vështirësive tjera”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
Me datën 5 janar 2018 në orën 16:35 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë nga një ankues lidhur me zhdukjen e prindit të tij.
Më pas Policia është informuar nga një dëshmitar se personi në fjalë kishte kërcyer nga ura që lidhë pjesën e qytetit me fshatin Moglicë dhe ishte hedhur në lumin Erenik, informatë kjo të cilën e kemi vërtetuar edhe përmes kamerave të sigurisë që janë të vendosura në qytet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar të gjitha njësitet relevante lidhur me rastin.
Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, si dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova./Arbresh.info
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...