Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali për transferim në Manchester United me raporte të prishura me kapitenin Laurent Koscielny.
‘Goal’ raporton që gjuha e trupit të reprezentuesit kilian nuk qëndron në nivel të mirë me disa nga bashkëlojtarët e tij te Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Koscielny supozohet se e ka qortuar Sanchezin pas ndeshjes ndaj Burnleyt dhe Southamptonit këtë sezon duke e kritikuar për mungesë të përpjekjeve gjatë ndeshjes.

Thuhet se francezi është fjalosur rregullisht me shënjestrën e Manchester United gjatë këtij sezoni, por incidentet që ndodhën pas ndeshjeve ndaj Burnleyt dhe Southamptonit nuk kanë mbetur të izoluara.
Thuhet gjithashtu që Arsenali e ka ndëshkuar Sanchezin për disa sjellje të pahijshme./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi