Vajza e kidnapuar, e torturuar dhe e përdhunuar ka ndarë foto pasi arriti të largohej nga dhunuesi i saj gjatë festës së fund vitit

23:36 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Vajza e kidnapuar, e torturuar dhe e përdhunuar ka ndarë foto pasi arriti të largohej nga dhunuesi i saj gjatë festës së fund vitit

Kjo vajzë 22 vjeçare nga Teksasi është kidnapuar, torturuar e përdhunuar nga i dashuri i saj, nga i cili ka arritur të largohej gjatë festës së fund vitit, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Kaila Kutzik tash është e sigurt pasi është arratisur nga i dashuri i saj, Bishoy Elkhaliny, që e kishte  torturuar.

Ajo ka treguar se ka arritur të largohet pasi atë e kishte zënë gjumi.

Ajo ka thënë që Elkhaliny disa herë e ka rrahur për vdekje.

Gjatë kësaj kohe sa ishte e kidnapuar, i dashuri i saj dhunues, kishte marrë kontrollin e profileve të saja sociale që të mos dallohej që ajo po mungonte.

Vajza është shtruar në spital me disa thyerje dhe prerje në fytyrë, por e sigurt dhe duke u shëruar./Arbersh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale