Të premten moti mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore deri në mbrëmje kur gradualisht nisin kthjellimet në Veri – Qendër por Jugu mbetet pjesërisht me vranësira e reshje shiu e dëbore.
Të shtunën, pjesa më e madhe e vendit paraqitet e kthjellët ndërsa ekstremi Jugor mbetet me vranësira e reshje të izoluara deri në mesditë kur kthjellimet dominojnë të gjithë territorin.
Të dielën, gjatë gjithë ditës, moti paraqitet kryesisht i kthjellët.
TEMPERATURAT: E premtja sjell rënie me 3 – 4°C duke zbritur minimalisht në -2°C ndërsa ngjitet maksimalisht në 13°C. Dita e shtunë, sjell rënie me 3 – 4°C në mëngjes por vetëm rënie të lehtë në mesditë duke luhatur ekstremumet nga -5°C në 11°C. E diela, sjell rritje të lehtë në mëngjes por 2 – 3°C rritje në mesditë.
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...