Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, e cila ishte iniciativë e udhëheqësve të vendit është e vonuar.
Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili gjatë një interviste në Info Magazinë të Klan Kosovës, i cili ka thënë se megjithatë ekzistojnë mundësitë që kjo të zhbëhet.
Sipas tij, për të zhbërë Gjykatën Speciale duhet të ndiqen rrugët juridike, e që do të thotë të bëhet ndryshimi i Kushtetutës, transmeton Indeksonline.
Më tej ai ka thënë se ata të cilët pretendohet se do të jenë në mesin e të akuzuarve, kanë frikë personale, prandaj edhe janë bërë këto gjëra.
Ndërsa, Faton Klinaku, Sekretar i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se ata e kanë kundërshtuar edhe pa u miratuar ligji sepse kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale. Për këtë arsye ne e përkrahim çfarëdo iniciative për zhbërjen e saj.
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë