Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen El Clasico që zhvillohet në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.
‘Los Blancos’ nisin Clasicon e parë të këtij sezoni kundër Barcelonës me një presion intesiv për të dal gjithsesi fitues nga ky super derbi, shkruan portali arbresh.info.
Në rast se ata humbin, gara e tyre për titullin në sezonin 2017/18 do të përfundojë. Sezoni i nisur në formë të çrregullt ndërkohë që Barcelona vazhdon të jetë pamposhtur ka bërë që klubi të jetë 11 pikë prapa liderit blaugran në ligë.
Real Madridi ka një ndeshje më pak për shkak të humbjes së xhiros javën e kaluar në La Liga si pasojë e finales në Kupë të Botës për Klube.
Megjithatë, nëse Barcelona siguron fitore sot duke siguruar një avantazh prej 14 pikëve para tyre, do të jetë e vështirë për të parë se si do të rikthehen kampionët e Zinedine Zidane.
Derbi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Santiago Bernabeu duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/944520011078610945
https://twitter.com/FCBarcelona/status/944521003413143553
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...