Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen “Skelë”, ku viktimat janë një 65-vjeçar dhe 49-vjeçar, burrë e grua.
Policia bën me dije se viktimat janë Rrok dhe Prene Tata, dhe ata jetonin vetëm.
Çifti dyshohet se kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur rrjedhja e gazit, dhe mendohet se kjo gjë të ketë ndodhur para dy ditësh.
Kanë qenë komshinjtë e çiftit, që kanë lajmëruar policinë, të cilët për dy ditë nuk kanë parë që ata të dalin nga banesa.
Policia pas ka vajtur në vendin e ngjarjes, ka gjetur trupat e pajetë të tyre, ndërsa po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...