Mylimanët mund të humbasin Mekën dhe vendet tjera të shenjta nëse vendimi i SHBA-ve për Jerusalemin nuk kundërshtohet, ka paralajmëruar Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Nëse e humbim Jeruslamein, atëherë nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë Medinën. Nëse e humbim Medinën, do të humbim Mekën dhe Qaben”, tha Erdogani gjatë një fjalimi në një ceremoni çmimesh në Stamboll, shkruan “Anadoly”, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të vendimit të debatueshëm të Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Ai ka kërkuar edhe nga Këshillit të Sigurimit të OKB-së të anulojë vendimin e Trump. Nëse KS nuk zbaton çështjen, Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme brenda kornizave ligjore për të luftuar vendimin e SHBA-ve, premtoi ai./arbresh.info/
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona