Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk do ta pengojë askënd që të largohet nga klubi.
Dy mesfushorët e klubit, Henrikh Mkhitaryan dhe Maruane Fellaini, mund të largohen nga Old Traffordi, gjatë afatit kalimtar të janarit.
30 vjeçari belg, është në fund të kontratës me djajtë e kuq dhe së fundmi ka refuzuar ofertën për kontratë të re nga klubi, ndërsa armeni nuk është përdorur nga Mourinho në shtatë ndeshjet e fundit.

Mourinho kishte shitur Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin në janarin e kaluar.
United e dëshiron qëndrimin e Fellainit por jo edhe të Mkhitaryan, pasi tashmë janë duke u interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Mourinho është shprehur i gatshëm të shes çdo lojtarë që nuk i është i kënaqur në skuadër, për një çmim të mirë.
“Unë mendoj për një çmim të mirë. Kjo është qasja ime si menaxher”, tha Morinho.
“Unë mendoj që çdo lojtarë e ka një çmim. Nëse një lojtar nuk është i lumtur, nëse një lojtar sjell një kërkesë dhe që është e pranueshme për ne, siç ndodhi sezonin e kaluar me Depay dhe Schneiderlin, kurr nuk do të them jo”, përfundoi portugezi.
Djajtë e kuq këtë të diele do të përballen me West Brom si myafirë në kuadër të Premierligës Angleze. /arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri